Kallaku: U kërkoj falje tifozëve, tani jemi formuar si grup

8 Dhjetor 2018
19:46
back button

Sherif Kallaku ishte lojtari i ndeshjes për Teutën, teksa me paraqitjen e tij i dha shumë ritëm lojës së durrsakëve, në barazimin 1-1 me Partizanin. Pas ndeshjes ai foli për Supersport, duke u kërkuar falje tifozëve që nuk arritën të fitonin, ndërkohë që fjalën titull nuk e përmend.

Këto ndeshje normalisht duhet të shijohen, pasi Partizani është ekip me emër. Motivimi për një lojtar është i madh, edhe ndaj Skënderbeut. Kemi bërë thirrje për tifozët gjatë javës, dhe dua t’i kërkoj falje për barazimin. Ishte një rezultat jo i mirë për ne, për atë që zhvilluam, por i kërkoj edhe një herë falje tifozëve..

Ndeshjen e parë humbëm 3-0, por i kemi falur fitoren Partizanit, pasi pësuam nga gabimet tona, ndërsa në fillim ishim të formuar në këtë merkato, dhe tani e kemi formuar bazën.

Edhe Partizani që është në vendin e parë, nuk e përmend fjalën titull. Edhe Partizani që është në vend të parë, nuk e përmend. Do na duhet pak kohë për këtë gjë”-tha Kallaku.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit