“Kalova në ferr duke qëndruar gjatë në stol, tani jam sërish titullar”

22 Mars 2023
9:55
Telesport
back button

Pas një periudhe të gjatë në stol, portieri spanjoll Kepa Arrizabalaga është rikthyer në nivelet e dikurshme dhe mbi të gjitha të jetë sërish titullar. Ai mbron këtë sezon sërish portën e Chelsea, duke dulur në stol senegalezin Eduard Mendy.

Nga grumbullimi i kombëtares spanjolle, portieri i “blues” ka folur për këtë periudhë të vështirë. “Kalova një moment të vështirë, më dukej vetja sikur isha në ferr. Jam përballur fort më këtë situatë dhe u mundova të gjej një zgjidhje në një mënyrë tjetër”, tha Kepa.

Punova në heshtje , qëndrova i qetë dhe bëra maksimumin që të përmbysja sërish situatën në favorin tim. Tani jam sërish i lumtur që po luaj dhe po tregoj se sa vlej, duke ndihmuar Chelsea”, u shpreh Kepa.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit