Kalvar dëmtimesh dhe i pafat, Biglia largohet nga Milani me një premtim dhe thirrje për tifozët

25 Maj 2020
13:45
Telesport
back button

Një nga futbollistët më të pafat të Milanit këto tre vitet e fundit përveç Andrea Contit ka qenë edhe Lucas Biglia, dëmtimet e shpeshta të cilit bënë që të mungonte shumë ndeshje që prej kohës që u transferua nga Lazio.

Këtë sezon, shkak problemet në gju, vetëm shtatë herë ka luajtur, teksa kontrata që i skadon këtë verë nuk do t’I rinovohet. Kështu, 34-vjeçari do të lirohet me parametra zero dhe një dëshirë e tij është të kthehet në Argjentinë për të mbyllur karrierën.

Milan News | Ibrahimovic ha già giocato più di Biglia: il dato

Në një intervistë të dhënë për “Tanto por Decir”, Biglia u shpreh se sipas tij klubi aktual kuqezi është duke punuar mirë dhe ka të gjitha premisat që ta rikthejë lavdinë e dikurshme.

“Po vlerësoj të ardhmen time dhe nuk e përjashtoj rikthimin në Argjentinë. Që prej momentit që kam ardhur këtu, klubi ka ndërruar dy herë pronësi. Milani do të kthehet në momentin që të ketë stabilitet në organizimin e klubit”.

Verso Inter-MIlan: Biglia torna in gruppo, Ibrahimovic a parte ...

“Do të jetë një nga fuqitë evropiane si më parë, por nevojitet kohë. Dua të filloj kursin e trajnerit, kam dëshirë t’i përkushtohem familjes pasi të mbyll karrierën si futbollist. Më pas mund t’i kthehem sërish botës së futbollit”.

Në fund, ai ka rrëfyer edhe se pas Leo Messit, “futbollisti më i fortë me të cilin kam luajtur është Zlatan Ibrahimovic”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit