“Kam 18 vida në nofull”, Osimhen: Dëmtimi kundër Inter-it si një eksperiencë para…

26 Qershor 2022
16:24
Denis Hakanaj

Victor Osimhen është kthyer të flasë për dëmtimin e frikshëm që pësoi në sfidën e nëntorit të kaluar në San Siro kundër Inter-it.

Një dëmtim që i shkaktoi një frukaturë në fytyrë pas përplasjes me Milan Skriniar. Shumë dhimbje dhe një ndalesë e gjatë për lojtarin e Napoli-t.

Sulmuesi ka folur në lidhje me atë episod në një intervistë të dhënë për radion nigeriane Ëazobia FM: “Ka qenë pothuajse një eksperiencë para vdkjes. Në momentin e mbrërritjes në spital, i kam thënë kirurgut se, nnë harkun e dy javëve, do të isha kthyer në fushë, por isha plot me fraktura”.

Dhe akoma: “Kam rreth 18 vida në nofull. Për ditë me radhë nuk kam arritur të fle, as të ha për shkak të dhimbjes. Por kam shtrënguar  dhëmbët dhe kam luftuar nga dëshira që kisha për t’u kthyer në fushë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit