“Kam dashur të luajë më shumë, por…”, Messi fluturon nga gëzimi pastaj flet mbi Mbappe dhe Neymar

29 Shtator 2021
0:25
Telesport
back button

Pas fitores ndaj Manchester City, ky ishte komenti i Lionel Messit, qe u dallua me golin e tij të parë me fanellën e Paris Saint Germain:

“Është e rëndësishme të fitosh me një kundërshtar te këtij kalibri, veçanërisht pas barazimit me Club Brugge, ne jemi shumë të lumtur.

Goli im? Unë kisha një dëshirë të madhe për të luajtur, kohët e fundit kam luajtur disa ndeshje, vetëm e dyta në këtë stadium, por unë jam duke filluar te mësohem me ritmet e reja, i vetëdijshëm se, edhe si ekip, ne mund të rritemi.

Edhe marrëdhënia me Neymar dhe Mbappè po përmirësohet, sa më shumë të luajmë së bashku aq më shumë rritemi, edhe në nivelin e lojës, çfarë na jep rezultatet përfundimtar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit