“Kam humbur dy vite aty”, Reiner sulmon Dortmund: Doja vetëm një gjë

29 Shtator 2022
9:30
Denis Hakanaj
back button

Kur bëhet fjalë për lojtarët e rinj, Borussia Dortmund është një nga klubet që punon më së miri për zhvillimin e talenteve.

Janë të shumtë lojtarët që kanë bërë hapin e madh në karrierë… pasi janë gjetur nga verdhezinjtë, duke nisur nga Erling Braut Haaland, por duke mos harruar edhe Jadon Sancho apo Jude Bellingham, me këtë të fundit që pritet të jetë shitja e radhës e madhe e gjermanëve.

Megjithatë, të shkosh te Dortmund nuk të jep gjithmonë sigurinë për të pasur sukses. Dhe për ta vërtetuar këtë është historia e brazilianit Reinier, mesfushorit të lindur në vitin 2002 që Real Madridi e bleu nga Flamengo për 30 milionë euro. Blancos shpresonin se huazimi dy-vjeçar për gjermanët do ta bënte atë të rritej, por janë zhgënjyer.

Dy vite të humbura

Por asnjëherë aq shumë sa vetë lojtari, i cili në podcastin e Gringolandia nuk i kurseu kritikat për Borussia-n, duke shpjeguar se në periudhën e kaluar në Dortmund nuk iu dha kurrë mundësia të provonte vlerën e tij.

“E vetmja gjë që doja ishte të largohesha prej andej, humba dy vite, bëra gjithçka që duhej të bëja, paraqitesha çdo ditë në qendrën sportive, stërvitesha dhe shkoja në shtëpi, isha gjithmonë në kohë, gjithmonë i respektoja të gjithë njerëzit që punojnë atje, ndaj e kam ndërgjegjen e pastër”.

Por padyshim që nuk mjaftoi, sepse performanca e tij në Gjermani flet për 39 ndeshje (por pothuajse të gjitha me pikatore, për vetëm 700 minuta në total), një gol dhe një asist. Mjaft sa të duash të arratisesh.

Jetë e re në Girona

Edhe sepse në dy vitet e huazimit vlera e Reinier ka rënë. Një lajm jo i mirë për Real Madrid-in, që ka vendosur ta huazojë sërish këtë sezon, por më afër shtëpisë, te Girona. Dhe në ato anë braziliani duket se po ecën mirë.

“Kam një fillim të mbarë, po fitoj vetëbesim dhe po luaj gjithnjë e më shumë. Jam shumë i lumtur me këtë vendim, si për mua ashtu edhe për familjen time”.

Dhe pastaj vitin e ardhshëm, ndoshta, rikthimi te Real. “Dua të ndjek rrugën time, qoftë këtu apo te një ekip tjetër. Gjëja më e rëndësishme për mua është të jem i lumtur dhe të bëj më të mirën”. Ndoshta, pa shkelur më në Dortmund…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit