“Kam luajtur me Zidane dhe Henry, por ai është në një nivel tjetër”

13 Dhjetor 2018
16:48
back button

Robert Pires mendon se as ish-shokët e ekipit te Franca Zinedine Zidane dhe Thierry Henry nuk janë në një nivel me Lionel Messi-n.

Pires ka shijuar një karrierë të suksesshme dhe ka fituar shumë tituj tek Arsenal, Marseille dhe me Francën.

Pires iu bashkua Villarreal-it më 2006 dhe gjatë katër vite te klubi spanjoll, kishte mundësi të luante ndaj disa lojtarëve të mëdhenj si Ronaldinho apo Cristiano Ronaldo.

“Nëse ai luan si ndaj Espanyol, është e pamundur ta ndalësh,” shprehet Pires për Mundo Deportivo.

“Ishte i pabesueshëm. Kam luajtur me Zidane, Henry, Riquelme dhe ndaj Ronaldinho-s dhe Cristiano Ronaldo-s, por Messi ka diçka që nuk e ka askush.

“Nuk e di nëse është më i miri i historisë, por ka shumë pak lojtarë në nivelin e tij.”

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit