“Kam një shans të artë përpara, po përgatitem për të dueluar me Tyson Fury”

23 Nëntor 2021
11:54
Telesport
back button

Boksieri britanik Joy Joyce, 36 vjeç dhe ende i pamposhtur në ring (13 fitore, 0 humbje), shpreson të ketë mundësinë të duelojë për titullin kampion bote në peshën e rëndë ndaj patriotit të tij Tyson Fury. Ai kërkon të përfitojë nga fakti se WBC nuk urdhëroi sfidën Fury-Whyte, për të patur ai shansin të duelojë me kampionin e botës vitin tjetër.

Vetë Fury ka deklaruar se do të rikthehet në ring në shkurt ose mars të vitit 2022 dhe Joyce është një kandidat potencial. “Nëse nuk arrihet një marrëveshje me Dillian Whyte, atëherë Joy Joyce ka shumë shanse të përballet me Fury. Kushdo që duelon me Fury ka një shans të mirë për të bërë parà. Whyte kërkon 45% të fitimit, një shumë e lartë”, tha Bob Arum, menaxheri i Fury.

Për mua do të ishte një kënaqësi dhe një shans i mirë të prëballesha me Fury. Dua të kem shansin të dueloj një herë për titullin dhe shpresoj që të parakaloj Whyte në këtë garë. Duhet që të dyja palët të bien dakord për një sfidë dhe pretendimet e mia financiare nuk janë të larta sa ato të Whyte. Po përgatitem për çdo të papritur, duke shpresuar të kem shansin të dueloj me Tyson Fury”, tha Joy Joyce.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit