“Kam parë Di Stéfano, Pelé, Maradona dhe Cruyff, por më i miri është Messi”

1 Gusht 2020
11:24
Alfred Lleshi
back button

Humberto ‘Bocha’ Maschio është një nga lavditë e futbollit argjentinas dhe një nga idhujt më të mëdhenj të Racing. Në moshën 87-vjeçare, ai mburret me faktin se ka parë të gjithë futbollistët më të mëdhenj në histori, por për të, askush nuk ishte si Leo Messi. “Unë pashë Di Stéfano, Pelé, Maradona dhe Cruyff, por më i miri është Messi. I pashë të gjithë, u përballa me disa prej tyre, por për mua, Leo është më i miri nga të gjithë”, – tha Maschio për “Clarín”. Përgjatë të njëjtës deklaratë, Maschio nënvizoi:

“Di Stéfano, Pelé, Maradona dhe Cruyff, pak më pak e pak më shumë, të gjithë ishin gjeni, lojtarë shumë të mëdhenj, secili në kohën e tij, por shpejtësia në atë kohë ishte e ndryshme. Analizoni golat e Messit. Ai godet edhe poshtë këmbëve të rivalit, me portierin e mbuluar, kjo e bën të shkëlqyeshëm. Përveç kësaj, nuk është shumë vrapues në fushë, por kur e bën, ka virtytin e madh që topi “ngec” në këmbët e tij. Kam parë lojtarë me shpejtësi të jashtëzakonshme, por kur ata e kishin topin, ngadalësoheshin. Leo vrapon me topin në mënyrë fantastike”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit