“Kam përdorur doping që 21 vjeç, kjo mund të më ketë sjellë kancerin”

19 Maj 2020
15:06
Gentian Spiri

Ish-çiklisti i njohur amerikan Lance Armstrong është fitues i 7 herë radhazi i Turit të Francës, trofe që më pas iu hoqën, kur pranoi se ka përdorur doping. Jo vetëm kaq, por ai u skualifikua përgjithnjë nga sporti.

Disa herë ai ka pranuar se ka përdorur substance të ndaluara në karrierën e tij. Gjithsesi, së fundi ai ka pranuar se këto substanca ai i ka përdorur që kur ka qenë 21 vjeç. Kjo mund t’i ketë shkaktuar edhe kancerin, betejën ndaj të cilit e ka fituar.

Nuk mund të them me shumë siguri se mes dopingut dhe kancerit ka një lidhje, por edhe nuk e anashkaloj si fakt. E vetmja gjë që mund t’ju them se e vetmja herë që në karrierën time kam përdorur hormonin e rritjes ka qenë viti 1996. Që në sezonin e parë si profesionist përdorja kortizone, ndërsa EPO ishte i një niveli tjetër”, tha Armstrong.

Më tej, çiklisti shprehet: “Nuk dua të gjej justifikime, por në atë kohë të gjithë çiklistët dopoheshin, përdornin substanca të ndaluara. Kjo ishte pjesë e sistemit. Ndaj, me apo pa ato, unë do të kisha fituar gjithsesi, pasi isha më i miri ndër ta”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit