“Kam qarë shumë kur mësova se ai u dëmtua sërish”

25 Nëntor 2020
13:47
Telesport
back button

Ende pa nisur sezoni 2020-2021 në NBA, skuadra e Golden State mori lajmin e hidhur se basketbollisti Klay Thompson mund të mungojë gjithë sezonin. Ylli i NBA-së u dëmtua sërish, këtë herë në “Thembrën e Akilit”, një dëmtim që detyron lojtarin të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Duke folur për këtë dëmtim, ylli tjetër i Warriors, Stephen Curry, tha: “Klay është gjuajtësi më i mirë nga distanca dhe mbrojtësi më i mirë i Ligës. Kur mora vesh që është dëmtuar sërish kam qarë dhe nuk i mbaja dot lotët. Kam qarë shumë”.

Nuk di se çfarë ti thuash një djaloshi që do të qëndrojë sërish pushim për një kohë të gjatë. Gjithsesi, ne do të jemi gjithnjë në anën e tij. E di që ai mund të rikthehet sërish një kampion siç ka qenë, pasi e dashuron shumë këtë lojë. Mungesa e tij do të ndihet shumë”, tha Curry.

Klay Thompson qëndori jashtë fushave thuajse gjithë sezonin e fundit dhe rrezikon që kjo gjë të përsëritet edhe këtë vit. Pra, ai mund të mos luajë për dy vite me radhë. Curry dhe Thompson kishin formuar dyshen e famshme “Splash Brothers” në NBA.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit