“Kam qenë 3 ditë në gjendje shoku pas triumfit në Roland Garros”

16 Tetor 2020
11:58
Telesport
back button

Tenistja 19-vjeçare polake Iga Swiatek ka deklaruar se pas triumfit në grand slam të Roland Garros, ka qenë për 3-4 ditë në gjendje shoku. Kjo, pasi adoleshentja polake nuk e besonte se kishte triumfuar në turneun më të rëndësishëm të fushave me dhè (mundi 2-0 Sofia Kenin në finale) duke korrur suksesin e saj të parë në një turne të madh.

Isha në gjendje shoku për 3 ditë. Nuk mund t’ju them se çfarë emocionesh kam përjetuar, pasi nuk i mbaj mend dhe nuk i kuptoja ato. Ishte gjithçka një çmenduri, pasi jeta ime ndryshoi krejtësisht dhe po mundohem të adaptohem me këtë gjë. Ika krejt ndryshe nga Polonia dhe u ktheva krejt ndryshe aty, jam bërë e famshme”, tha Swiatek.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit