“Kam qenë i detyruar t’i shes kampionët për një arsye”, Pallotta: Vetëm Salah iku vetë

23 Janar 2022
16:37
Denis Hakanaj

“Spalletti apo Di Francesco? janë të dy profesionistë”, ka thënë James Pallotta, ish-presidenti i Roma-s gjatë një pyetje-përgjigje në Tëotter me tifozët verdhekuqrë.

Ish-numri një i Roma-s është oyetur edhe për 11 më të mirët e verdhekuqve gjatë presidencës së tij.

“Kjo është e vështirë, kishte shumë lojtarë që më pëlqenin. Dhe sigurisht dikush do të pyesë tani pse dreqin i shita. Të gjithë janë shitur për shkak të Fair Play Financiar, me përjashtim të Salah, i ci li kishte diçka për të provuar në Premier pasi dikush ka thënë se nuk mund të luante atje”, ka shpjeguar Pallotta.

Dikush i ka vënë në dukje se skuadra si Napoli dhe Lazio nuk kanë shitur si Roma.
“Nuk më duket se ata kanë patur rezultatet që kemi patur ne”, ka qenë përgjigjja e Pallotta-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit