“Kam respekt për Mou”, Rodgers: Ja çfarë shpresoj të më japë

4 Maj 2022
16:31
Denis Hakanaj
back button

Roma do të sfidojë Leicester-in të enjten në mbrëmje në gjysmëfinalen e kthimit të Conference League. Trajneri i Dhelprave, Brendan Rodgers, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes.

Mentaliteti – “Duhet të kemi të njëjtin mentalitet që kemi treguar për të arritur deri këtu. E dimë si të fitojmë, Rennes dhe PSV ishin ndeshje të vështira, por ia kemi dalë. Do të duhet një mentalitet i ngjashëm”.

Olimpico – “Nuk besoj se do të ndikohemi nga fakti që luajmë në Olimpico. Gjithçka do të bazohet te soliditeti. Dy sulmuesit përpara mund të bëjnë më shumë presing. Besoj se loja e tyre do të jetë e ngjashme me atë të ndeshjes së parë, ndoshta mund të sulmojnë më shumë. Kërcënimi i vërtetë i Roma-s janë kundërsulmet dhe goditjet standarde”.

Ndeshja – “Duhet të shkojmë atje dhe të luajmë. E dinim se do të luanim në ambiente të vështirë, ky është një hap tjetër për të rritur skuadrën në aspektin e mentalitetit. Jemi një skuadër me të vërtetë e re për këto nivele. Kemi treguar se mund të fitojmë. Duhet të përballemi me këtë sfidë të re, kemi fituar ndeshje në këto rrethana, do të luajmë pa frikë”.

Mourinho – “Çfarë mund të më japë Mourinho për të më falënderuar për shishen e verës? Një filxhan çaj. Nuk jam një njeri që konsumoj shpesh alkool, por një gotë verë do të më pëlqente. Nuk është i detyruar të ma kthejë nderin. Ishte një gjest respekti nga ana ime”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit