Kamberi në hall, Gerrard ka në dorë të ardhmen e tij

28 Maj 2020
17:01
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi Florian Kamberi nuk e di ende të ardhmen e tij. Trajneri Steven Gerrard e huazoi nga Hibernian dhe nuk ka vendosur ende nëse do ta blejë përfundimisht. Futbollisti ka bërë mirë, por nuk dihet se si do të jetë e ardhmja.

Daily Record shkruan se Rangers e huazoi në janar, por nuk e ka marrë vendimin për futbollistin 25-vjeçar. Kamberi ka shënuar një gol me skuadrën skoceze, ndërsa tifozët e Rangers janë dakord për ta blerë.

Në vazhdim, Rangers po mendon që ta huazojë ose ta blejë. Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare, pasi tekniku Steven Gerrard do të vendosë përfundimisht. Hibernian nuk e do lojtarin më mbrapsht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit