Kamberi shpreh zhgënjimin, tregon planet e Rejës për 2 ndeshjet e kombëtare

25 Nëntor 2019
21:51
Eraldo Harlicaj

Sulmuesi Florian Kamberi ishte afrimi më i fundit i Shqipërisë dhe surpriza e bukur e trajnerit Edy Reja për ndeshjet kundër Andorrës dhe Francës. Lojtari ishte planifikuar si titullar kundër modestëve, por dokumentat nga Zvicra nuk mbërritën në kohë dhe u dëmtua. Ai foli për mediet skoceze dhe zbuloi se çfarë ndodhi me Zvicrën që nuk i solli dukumentat në kohë. 

“Isha planifikuar si titullar ndaj Andorrës dhe do të luaja një pjesë loje me Francën. Zvicra duhej të dërgonte disa dokumente dhe nuk e bëri këtë gjë, sepse njerëzit përgjegjës ishin larguar me ekipin Kombëtar. Nuk e di saktësisht se cili ishte problem. 

“Thjesht dija që dokumentet nuk ishin gati. Kjo ishte diçka që më mërziti, por gjithsesi jeta vazhdon. U zhgënjeva, por isha me ekipin kombëtar. I takova të gjithë dhe ishte një javë e mirë. Shpresoj të rikthehem sërish vitin tjetër”, – tha ai. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit