Kamerieri italian firmos me Leicester, dhurata e ish-presidentit të ndjerë

15 Dhjetor 2018
12:29
Anton Cicani
back button

A ka njerëz me zemër të madhe në këtë botë? Sigurisht që po, ndryshe nuk do të kishte shpresë. Ishte tetori i këtij viti kur shkruajtëm për historinë KETU e një djali italian që e gjeti veten nga kamerier në Francë te avioni që e priste për në Angli, ku do të niste periudhën e provës me Leicester. E gjitha, dhuratë e ish-presidentit Vichai, që humbi jetën tragjikisht pak kohë më parë, teksa helikopteri i tij humbi kontrollin dhe u përplas në tokë pas ndeshjes Leicester-West Ham.

Quhet Davide Lorenzo dhe është 24 vjeç. Ishte dëshmitari i fundit që mundi të shihte "Khun" Vichain, ish-padronin e "dhelprave". Një shpërthim dhe ndarje nga jeta që shënoi historinë e Leicesterit dhe futbollit anglez, në një tragjedi të madhe.

Por, përralla e Davides, i cili e gjeti veten në Premier, ka një fund të bukur. Pas një periudhe të gjatë prove, ka firmosur kontratën e parë si profesionist, pasi tregoi vlerat e tij. Tani nis një tjetër kapitull.

Një përrallë e vërtetë, ashtu si ajo e Vardyt dhe Ranierit. Kjo e Davides, megjithatë, duhet ende të shkruhet.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit