Kamerun-Komoros, turma jashtë stadiumit Yaoundè vrapon: viktima të mundshme (VIDEO)

24 Janar 2022
23:49
Telesport

Momente tragjike, ato që rrethuan 1/8-tat e Kupës së Afrikës mes Kamerunit dhe Ishujve Komoros. Në fakt, sipas ‘Canal +’ disa viktima janë regjistruar jashtë stadiumit ‘Olembe’ në Yaoundè. Për të qenë të saktë, personat që do të kishin humbur jetën do të ishin 7.

Për momentin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, por siç thuhet në ‘ActuCameroun.com’ ngjarjet dramatike u shkaktuan nga një ‘rrëmujë’ e përgjithshme në hyrje të impiantit që po priste ndeshjen mes mikpritësve dhe surprizën e turneut.

Turma e tifozëve ka shkaktuar plagosjen e disa personave dhe siç raporton ‘Canal +’ fatkeqësisht ka edhe të vdekur. Priten zhvillime për historinë e trishtë!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit