Kampion bote në katër 10-vjeçarë, ky është boksieri që shkroi historinë

6 Janar 2020
9:30
Telesport
back button

Boksieri filipinas Manny Pacquiao ka shkruar historinë. Ai është boksieri i parë që arrin të mbajë një titull kampion bote në katër 10-vjeçarë të ndryshëm. 41-vjeçari, 67 fitore, 7 humbje dhe 2 barazime në karrierë, e nis këtë dekadë (2020-2029) si kampion botë në kategorinë WBA, në peshën “welter”.

Pacquiao e ka nisur karrierën e tij si profesionist në vitin 1995 dhe që nga ajo kohë ai ka qenë kampion bote në 6 pesha të ndryshme. Titullin e parë e ka fituar në vitin 1998, duke siguruar kështu titullin e parë në 10-vjeçarin 1990-1999.

Më pas, filipinasi ka qenë kampion bote në 10-vjeçarin e dytë (2000-2009) dhe në 10-vjeçarin e tretë, 2010-2019. Ndërkohë që ai e nis edhe këtë 10-vjeçar të katërt, 2020-2029, si kampion bote. Askush nuk e ka realizuar më parë këtë gjë.

Në karrierën e tij, Manny Pacquiao ka arkëtuar rreth 455 milionë dollarë, duke qenë një nga ikonat e këtij sporti, ende aktiv në ring. Ai pritet të rikthehet në ring në prill ose maj të këtij viti për të mbrojtur titullin kampion bote.

Boksieri filipinas Manny Pacquiao

Lajme të tjera

Lajmet e fundit