Kampion i Shqipërisë në fuqi, Gega rikthehet në drejtim

16 Tetor 2019
21:51

I larguar nga Partizani, trajneri kmpion i Shqipërisë në fuqi, Skënder Gega mësohet se është shumë pranë nënshkrimit të kontratës që do ta rikthejë atë në drejtimin e një ekipi.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Gega do t’i rikthehet trajningut, por me një skuadër jashtë Shqipërisë, kësaj here i tunduar nga një ofertë që vjen nga Jordania. Kjo do të ishte aventura e dytë e Gegës në Lindjen e Mesme, pasi më parë trajneri kampion i Shqipërisë ka trajnuar edhe në Kuvajt.

Me disa detjae ende për tu definuar, menaxherët që po udhëheqin tratativat mësohet të jenë optimist për finalizimin dhe nënshkrimin e kontratës nga Gega, që supozohet të marrë shumë shpejt drejtimin e skuadrës së Al Ramtha.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit