Kampionai i peshëngritjes, Tirana triumfon në të dyja kategoritë

11 Prill 2022
13:12
Gentian Spiri

Në mjediset e Parkut Olimpik në Tiranë, u zhvillua Kampionati Kombëtar i peshëngritjes për të rritur, event organizuar nga FSHP, ku morën pjesë sportistët më të mirë në vend. Ekipi i Tiranës triumfoi në të dyja kategoritë, duke nxjerrë Briken Calja si sportistin më të mirë për meshkuj dhe Evangjelia Veli si sportisten më të mirë për femra në këtë event.

Mirë u paraqitën edhe ekipet e Vllaznisë, Studentit, Elbasanit etj. Ndërkohë që, pjesëmarrja ishte e kënaqshme, me rivalitet në të dyja kategoritë. Te femrat, përveç Velit (pesha 55kg), mirë u paraqit edhe Sherjana Ruci (pesha 71 kg). Sfidë e fortë edhe te meshkujt mes Cales dhe Qerimaj në peshën 83kg, ku triumfoi shtangisti i Tiranës.

Presidenti i Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjeza, për mediat tha: “Jam tepër i kënaqur me performancën e sportistëve, pasi pati rekorde, rivalitet dhe luftë të fortë sportive. Ishte një garë e fortë për të përcaktuar kampionët dhe sportistët që do të na përfaqësojnë në eventet ndërkombëtare”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit