E-SPORTS

Kampionati i F1 New Balance eSports 2018 është parë nga 4.4 milionë spektatorë

F1 New Balance eSports është parë nga një rekord 1.2 milionë njerëz në rrjetet televizive dhe nga 3.2 milionë në transmetimet online.

Garat e F1 kanë bërë bujë këtë sezon, duke gjeneruar mbi 100 milionë përshtypje në rrjetet sociale.

Kjo tregon qartë sesi ky sport i ri po kalon pritshmëritë për sa i përket audiencës, teksa 70% e shikuesve kanë qenë nën moshën 34 vjeç.

Vetë sezoni ishte dramatik, teksa Brendan Leigh ka fituar për të dytin vit radhazi kampionatin e pilotëve pas suksesit të tij në Abu Dhabi.

Ai ka dominuar turneun dhe bashkë me shokun e ekipit Daniel Bereznay i cili është pozicionuar në vend të dytë, kanë fituar edhe kampionatin e konstruktorëve.

F! New Balance eSports bashkon lojtarët më të mirë të eSports dhe në fazën kualifikuese kanë marrë pjesë 66,000 persona.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga E-SPORTS