Kampionati i përfunduar? Shpërthen Lazio: Duan të na e bëjnë si në vitin 1915 kur Lufta na hoqi titullin!

9 Mars 2020
16:31
back button

Arturo Diaconale, përgjegjësi i komunikimit te Lazio, ka publikuar te “Taçuino Biancoceleste”, rubrika e tij, një koment mbi mundësinë për të ndërprerë kampionatin italian për shkak të emergjencës totale të Koronavirus, që ka prekur gjithë Veriun e Italisë dhe ka shkaktuar mbi 300 viktima deri tani.

Claudio Lotito ishte kundër ndërprerjës së kampionatit dhe zëdhënësi shpjegon motivin që lidhet sidomos me përfitimin politik që po ndodh edhe në këtë situatë të rëndë për popullin italian.

“Nuk duhet të ballafaqohemi vetëm për frikën e koronavirus. Të paktën sa i përket tifozëve të Lazios, ka një shqetësim të dytë, një sindromë e ngjashme me atë që ndodhi në vitin 1915…”.

“Pra, frika është që kampionati të ndalet dhe të mos vazhdojë më si në vitin 1915, kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore dhe kur Lazios iu hoq titulli dhe nuk e fitoi askush atë trofe. Do të na mohohej sërish ajo që po bëjmë në fushë”.

“Presidenti Lotito do të mbrojë interesat e tij deri në fund. Duket sikur emergjenca që ka pushtuar botën do të përdoret për interesat politikë të klubeve të mëdha ndaj klubit të Lazios. Këtë kemi frikë se po ndodh. Nuk do të jetë e lehtë tia hedhësh Lotitos, sidomos ata ministra apo demagogë që duan të shohin interesin e tyre, ndërsa harrojnë se me prishjen e të drejtave tv rrezikohet falimentimi i shumë klubeve në Itali”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit