KAMPIONATI SHQIPTAR: Tirana tani beson te mrekullia, Kukësi zhytet si mos më keq (VIDEO)

4 Prill 2021
18:33
Telesport
back button

Tirana beson ende te titulli. Ajo që duket diccka gati e pamundur dhe utopike disa javë më parë, sot është kthyer në diccka shumë të mundur…

Kjo në sajë të suksesit me goleadë (5-2) ndaj Apolonisë në “Air Albania stadium”, duke i çuar kështu vetëm 5 pikë larg Teutës dhe Vllaznisë që kryesojnë.

TIRANA-APOLONIA 5-2
Shënues:
 Batha 19′, (pen.) 65′, Torassa 51′, Ismajlgeci 77′, Cale 91′ / Levendi 26′, 45+2′
TIRANA: Bekaj, Toshevski, Behiratche, Najdovski, Ismajlgeci, Batha, Toli, Çelhaka, Torassa, Halili, Seferi. Trajner: Orges Shehi.
APOLONIA: Harizaj, Diop, Haxhiu, Levendi, Mihana, Omeri, Shanaj, Smaçi, Sota, Repaj, Vasilj. Trajner: Fabrizio Cammarata.

Ndërkohë, edhe zona europiane është vetëm 3 pikë larg tani dhe gjithccka është kthyer në “shina” për ekipin e Shehit.

Tirana e zhbllokoi ndeshjen 19 minuta nga nisja e ndeshjes, pas një goditjeje dënimi të Idriz Bathës. Gjithsesi festa nuk zgjati shumë pasi Levendi i ekipit mik mori skenën: dy gola në pjesën e parë dhe përmbysje.

Torassa realizoi golin e barazimit sapo nisi pjesa e dytë, ndërsa Batha, Ismajlgeci dhe Cale vulosën fatet e këtij dueli…

Ndërsa Tirana rilind, Kukësi zhytet edhe më shumë. Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa u mund nga Skënderbeu që kështu i dha vazhdimësi fitores së një jave më parë.

KUKËSI-SKËNDERBEU 0-1
Shënues:
 Mensah 78′
KUKËSI: Tafa, Kotobelli, Lulaj, Kurdic, Dragoshi, Demiri, Taipi, Gashi, Ibraimi, Tsintsadze, Eze. Trajner: Mirel Josa.
SKËNDERBEU: Dajsinani, Vitija, Bajrami, Zguro, Meksi, Goncalves, Mara, Mensah, Vangjeli, Sadriu Berisha. Trajner: Migen Memelli.

Mensah vendosi sfidën dhe zona e playoff është vetëm 4 pikë larg, me Bylis që sot barazoi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit