Kampionët e Denver dorëzohen përballë Clippers, triumfojnë Dallas dhe Golden State

7 Dhjetor 2023
8:14
Telesport
back button

Kampionët e Denver u mundën sot 111-102 nga Clippers, duke pësuar humbjen e dytë radhazi në NBA. Jokic realizoi një “triple double”, me 22 pikë, 15 rebound  10 asist, por që s’mjaftuan për të fituar. Për Clippers u dallua Paul George me 25 pikë. Jashtë fushe fiton Memphis, që mundi 116-102 Detroit, ndeshje ku diferencën e bëri Bane, autor i 49 pikëve.

Fiton skuadra e Golden State, që mundi 110-106 Portland pas një loje të ekuilibruar deri në fund. Stephen Curry me 31 pikë ishte lider në fushë për Warriors. Minnesota ruan kreun e renditjes në Perëndim, duke mundur 102-94 San Antonio, sfidë ku vendosi kolektiviteti i ekipit vendës (6 lojtare me mbi 14 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Cleveland – Orlando, 121-111

Detroit – Memphis, 102-116

Washington – Philadelphia, 126-131

Atlanta – Brooklyn, 113-114

Minnesota – San Antonio, 102-94

Toronto – Miami, 103-112

Chicago – Charlotte, 111-100

Houston – Oklahoma, 110-101

Dallas – Utah Jazz, 147-97

Golden State – Portland, 110-106

Clippers – Denver, 111-102

Lajme të tjera

Lajmet e fundit