Kampionët e NBA sigurojnë finalen e Konferencës së Perëndimit

11 Maj 2019
9:30
Alfred Lleshi
back button

U luajt ndeshja e radhës e fazës së “play off”-it në NBA. Kampionët në fuqi kanë dalë triumfues nga udhëtimi në Teksas. Ata kanë mundur Houston Rockets me pesë pikë diferencë, me rezultatin 113:118. Për miqtë ka munguar Kevin Durant, i cili është i dëmtuar, por boshllëkun e tij e kanë kompensuar dy të tjerë: Steph Curry dhe Klay Thompson. Curry ishte më produktivi në këtë ndeshje, duke realizuar 33 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime.

Thompson, nga ana tjetër, realizoi 27 pikë në total. Ai e mbylli me shtatë 3-pikësha, 2 asistime dhe 2 kërcime. Për vendësit bërë maksimumin James Harden, por nuk e evitoi dot humbjen. Ai realizoi 35 pikë, 8 kërcime dhe 5 asistime. Me këtë fitore, Golden State Warriors shkon në finalen e Konferencës së Perëndimit. Aty do të sfidojë fituesin e përballjes Denver-Portland.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit