Kampioni i botës anulon dasmën në fund, zbulon se nusja ishte eskortë e miliarderit

31 Gusht 2020
11:40
Alfred Lleshi
back button

Një mundës, kampion bote, e anuloi dasmën e tij në mes, pasi mysafirët morën papritmas mesazhe telefonike, duke pretenduar se nusja e tij ishte një “zonjë miliarderi”, pra eskortë. Me 500 të ftuar në dasmën e Zaurbek Sidakov dhe Madina Pliyeva, gjithçka kishte shkuar mirë para se telefonat e të ftuarve të fillonin të gumëzhinin. Mesazhe të çuditshme dhe një video erotike e nuses mbërritën papritur në telefonat e mysafirëve. Ato e vinin nën akuzë nusen si eskortë e të pasurve, duke treguar edhe foto “hot” të saj. Ka dyshime se videoja dhe fotot u shpërndanë nga gruaja e pakënaqur e një manjati (miliarderi), që është dashnori i saj i supozuar. Ajo e gjeti materialin komprometues në telefonin e burrit, sipas një burimi.

Wrestler Sidakov was set to represent Russia at the 2020 Olympics before it was postponed

Zaurbek Sidakov, 24 vjeç, një mundës, kampion bote, për shkak të përfaqësimit të Rusisë në Lojërat Olimpike 2020, para se ato të shtyheshin për shkak të Covid-19, thuhet se e tërhoqi gruan e tij prej flokësh, duke i kërkuar llogari se i kishte fshehur gjëra kaq të rëndësishme. Nusja nuk ka komentuar mbi pretendimet, por të qenit eskortë është kundërshtuar fuqimisht nga miqtë e saj. Mesazhet u shpërndanë ndërsa çifti ishte në ditën e dytë të një martese tradicionale osiane, në rajonin e Kaukazit të Veriut, me miqtë e saj dhe të dhëndrit, duke hedhur në erë dasmën, teksa po kërcehej një valle tradicionale.

Sidakov was senior world champion in 2018 and 2019 and dedicated his win to victims of Beslan school terrorist siege of 2004

Pasi pa videot dhe fotot “hot” të gruas së tij të re, mundësi i lirë, Sidakov, menjëherë e kapi për flokësh atë dhe e zboi nga mysafirët, thanë dëshmitarët. Ai e la të qante në dysheme, ndërsa dasma ishte anuluar. Nusja u dërgua më vonë në spital nga miqtë dhe familja e saj dhe tani thuhet se fshihet në Moskë. Babai i saj pësoi një atak kardiak, në vazhdën e skandalit të dasmës, sipas raportimeve. Miqtë e dhëndërit duhej ta merrnin atë nga festa për të mos bërë asgjë të nxituar.

The newlyweds had only met in April before a whirlwind romance

Pretendimet për nusen thuhet se ishin surprizë e hidhur për të. Videot dhe fotot mbërritën nëpër celularë pasi mysafirët i kishin bërë dhuratat e martesës, me vlerë më shumë se 80.000 dollarë. Një mysafir tha: “Ndoshta në një situatë më pak të ndezur, reagimi nuk do të ishte aq ekstrem. Dhëndri reagoi për të shpëtuar dinjitetin e vet nga poshtërimi i gruas para miqve të tyre, ndaj anuloi dasmën në mes. Miqtë e nuses kundërshtojnë me forcë që ajo kishte punuar si eskortë.

Claims about the bride were strongly denied by her friends

Ata do të martoheshin ligjërisht me një dasmë të madhe, por burri nuk kishin ditur asgjë të tillë për jetën e saj të kaluar, pasi ishin takuar vetëm në fund të prillit. Një burim tha: “Ajo është nga një familje e pasur. Rezulton se nusja kishte qenë e dashuruar me një burrë të martuar dhe disa miq të saj e dinin këtë fakt. Sidoqoftë, kishin pasur lidhje tri vite më parë. Edhe videot e postuara për mysafirët e dasmës janë të tri viteve më pare, gjithashtu”. Raportet thonë se nusja kishte qenë eskortë e një miliarderi rus, rreth të 60-tave.

Racy videos of Madina Pliyeva were received by guests as the wedding dancing was beginning

Lajme të tjera

Lajmet e fundit