Kampioni i botës kalon me sukses testet, gati për sezonin e ri në MotoGP

18 Janar 2022
11:17
Gentian Spiri

Piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez, ka kryer disa teste shtesë më motor në pistën e Portimao (300km me një motor rruge dhe jo gare), për të parë gjendjen e tij në prag të sezonit të ri të MotoGP. Siç dihet, 8 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizimit ka patur probleme me shikimin (diplopia) pas një rrëzimi me motor në nëntor të vitit të kaluar, që e detyroi të mungojë në dy garat e fundit.

Ndihem shumë mirë dhe jam i lumtur, pasi u riktheva në motor pas dy muajsh. Ndjesitë janë të mira dhe shpresoj të jem 100% gati për testet dimërore që do të zhvillojmë në Sepang. Teksa pilotoja motorin nuk kisha asnjë problem me shikimin. Ajo që ndjej është se kam nevojë për pak më shumë përgatitje fizike. Gjithsesi, kam edhe dy javë kohë deri në testet e Sepang dhe do të stërvitem fort”, tha Marquez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit