Kampioni i Botës largohet nga Barcelona, destinacioni i ardhshëm është Premier League!

3 Prill 2020
12:31
back button

Hapësirat e pakta, kushtëzuar edhe nga disa dëmtime, kanë bërë që Samuel Umtiti të vendosë përfundimisht për t’u larguar nga Barcelona.

Kështu shkruajnë së fundmi mediat spanjolle, sipas të cilave, largimi i kampionit të Botës nga “Camp Nou” është fakt tashmë. Destinacioni i radhës sipas gjasave do të jetë Premier League, ku 3 klube janë në garë.

Chelsea është klubi më aktiv për francezin dhe ofron deri në 40 milionë euro. Së bashku me londinezët, në garë janë edhe Manchester United dhe Arsenal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit