Kampioni i botës: Më në fund u ndjeva sërish pilot

19 Prill 2021
10:53
Telesport
back button

Marc Marquez u klasifikua në vendin e shtatë në garën e zhvilluar ditën e diel në pistën e Portimao, një rezultat i mirë për pilotin spanjoll të Honda, që rikthehej në pistë pas 9 muajsh dhe 3 operacionesh në shpatull. Ai arriti të kompletojë 25 xhirot e garës, duke shpërthyer në lot.

Jam një person që zakonisht i mbaj brenda emocionet, por këtë herë pas garës nuk e kontrolloja dot veten dhe kam qarë. Ishin lot gëzimi dhe jo dhimbje. Kam qenë shumë muaj larg garave, larg pistave, larg gjithçkaje dhe më në fund u ndjeva sërish një pilot”, tha Marc Marquez.

E pranoj që nuk garova ashtu sikurse unë di, pasi nuk jam ende në 100% të formës.  Krahu më dhemb ende. Duhet të vijoj të punoj për të gjetur formën otimale. Mendoj se në mesin e sezonit do të shihni Marquez e vërtetë, kur të stërvitem më shumë me motorin”, tha spanjolli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit