Kampioni i botës: Mou ka të drejtë, duket mbipeshë

28 Mars 2020
15:11
Denis Hakanaj
back button

Tanguy Ndombele ka shkuar te Tottenham verën e kaluar dhe prtishmëria për të ka qenë shumë e lartë. Tifozët imagjonin gjëra të mëdha nga ish-ylli i Lyon-it, i cili nuk e ka justifikuar investimin e rëndësishëm të bërë nga Spurs, më i shtrenjti në historinë e klubit.

Francezi është kritikuar edhe nga një bashkëkombës i famshëm: Emmanuel Petit. Ish-lojtari i Arsenal-it, kampion i botës në 1998-ën, ka komentuar  momentin e vështirë  të Ndombele  te Spurs në një intervistë të dhënë për The Sun:

“Është mbipeshë? Të përshtypje më jep, edhe pse gjuha e tij e trupit nuk e ndihmon. Duhet të përmirësohet fizikisht. Ka cilësi, por jam dakord me Mourinho-n në lidhje me faktin se Ndombele mund të bëjë më shumë. Kur është shumë i motivuar, në formë dhe gati, me mendjen dhe trupin e tij, është një lojtar i madh.

Petit ka kritikuar Ndombele edhe në lidhje me vështirësinë e komunikimit me shokët e skuadrës: “Nuk mund të jesh një lojtar i huaj që nuk flet të njëjtën gjuhë, sepse komunikimi në dhomat e zhveshjes dhe në fushë është shumë i rëndësishëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit