Kampioni i botës në F1 rrëzohet nga motori e përfundon me këmbët në ajër (video)

13 Maj 2021
14:59
Telesport
back button

Nico Roberg është kampion bote në Formula 1, por me motorin nuk është mësuar ende. Ai ka qenë protagonist i një incidenti qesharak me motor në rrugët e Montekarlo, ku dhe jeton.

Ai kishte montuar dy kamera, një në kaskë dhe një në motor, për t’u treguar fansave të tij rrugët e qytetit, në prag të garës së Formula E, ku dhe do të zhvillohet kjo garë.

Në një moment, ai ndalon para një hoteli për të marrë biletat te një miku i tij dhe më pas hipën në motor. Por, në atë moment, ai ngec dhe rrëzohet në rrugë me këmbët përpjetë.

Nuk kuptohet mirë se çfarë ndodhi me ish-pilotin gjerman, që duket se ngec në pjesën e përparme të një makine që ishte parkuar aty. Gjatë rrëzimit, Rosberg humbet edhe një atlete.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit