Kampioni i botës në Moto GP: Rikthehem vetëm nëse garoj për titull

4 Qershor 2020
12:25
Telesport
back button

Pasi vendosi të largohet nga botërori i Moto GP, piloti spanjoll Jorge Lorenzo pranoi detyrën e kolaudatorit te motori Yamaha. Gjithsesi, ish-kampioni i botës ndjen se mund t’i japë ende këtij sporti. Ai nuk mohon zërat se nëse do të ketë një ofertë të mirë mund të garojë sërish.

Objektivi im tani është të ndihmoj Yamaha që të fitojë titullin kampionë për pilotë dhe kontruktorë”, u shpreh Lorenzo, që më parë ka pilotuar për motorin japonez.

Duke folur për të ardhmen ai tha: “Për momentin po shijoj këtë jetë si “pensionist”. Asnjë ekip nuk më ka kërkuar për momentin, por nëse kjo gjë ndodh do të vlerësoj me kujdes ofertën. Nëse do të rikthehem këtë gjë do ta bëj vetëm në rast se do të kem mundësi të dueloj për titull”, tha Lorenzo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit