Kampioni i botës në MotoGP drejt një operacioni të katërt në shpatull

17 Shtator 2021
8:43
Telesport
back button

Për piloti spanjoll të Honda, Marc Marquez, ky është viti zero pas 3 operacionesh që kreu në shpatull sezonin e kaluar. Ai qëndroi 9 muaj pushim dhe u rikthye në prill të këtij viti në MotoGP. 8 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizmit nuk ka qenë në formën optimale, por ka arritur të fitojë një garë (në Gjermani).

Ndërsa fundjavën e kaluar u rendit i dyti në pistën spanjolle të Aragon. “Unë dueloj, por edhe kam shjumë dhimbje në shpatull, që më pengon të jap më të mirën në pistë. Unë nuk e di nëse do të kryej ndonjë ndërhyrje tjetër apo jo. Për momentin ecim sipas planit A, duke punuar fort në shtëpi pas garave”, tha Marquez.

Pas çdo gare, duhet të qëndroj 3 ditë pushim absolut për të rimarrë veten dhe kjo nuk është një gjë e mirë, pasi kam nevojë për më shumë stërvitje. Më vonë do të kuptojmë nëse duhet një ndërhyrje tjetër apo jo. Gjithçka do të bëhet në të mirë të shëndetit tim dhe skuadrës”, tha Marc Marquez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit