Kampioni i botës në MotoGP kërcënon Yamaha: Nuk firmos rinovimin

29 Nëntor 2021
12:17
Gentian Spiri

Francezi Fabio Quartaraor u shpall kampion bote në MotoGP këtë sezon, i pari për të në këtë kategori. Gjithsesi, e ardhmja e tij është ende në dilemë, ndërkohë që ai ka ende edhe një vit kontratë me motorin Yamaha. Paraqitjet jo fort të mira në garën e fundit dhe në testet e zhvilluara javën e kaluar në Jerez kanë vënë në dyshim firmën dhe rinovimin e kontratës.

Kemi ende edhe 3 muaj kohë për të punuar deri në provat e para të vitit 2022, në pistën e Sepang. Deri atëherë ka kohë për të biseduar dhe rinovuar, pasi dua të shoh se si do të sillet motori i ri. Tani për tani nuk kam ndërmend të firmos rinovimin, psai dua të shoh te Yamaha impenjim konkret se motori do të jetë kompetitiv. Kam bërë disa kërkesa dhe pres rezultat”, tha quartararo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit