Kampioni i botës: Nuk kam ndërmend ta mbyll karrierën këtu ku jam

17 Shtator 2019
18:32
Telesport
back button

Nuk është ende një lamtumirë, të paktën për momentin. Portieri francez Hugo Lloris, kampione bote, ka deklaruar sot se nuk do ta përfundojë karrierën te skuadra e Tottenham, ku luan prej vitit 2012. Tha se para se të tërhiqet nga futbolli ka dëshirë të provojë një përvojë të re, me një ekip të ri.

Për “France Football”, ai tha: “Nuk besoj se do ta përfundoj karrierëm time te Tottënham. Kam ende disa vite karrierë përpara, ndaj do të bëj maksimumin prë ta shfrytëzuar këtë gjë. Kur të vijë momenti i duhur do të them mjaft dhe tërhiqem. Gjatë kësaj kohe do të shoh për ndonjë aventurë të re”.

Portiere 32-vjeçar ka një kontratë deri në vitin 2022 me Tottenham. Ai pranon se Amerika është një mundësi për të ardhmen. “Ndoshta, pse jo. Nuk më pëlqejnë planet afatgjata, shoh atë që kam mundësi të mbaroj më herët. Në futboll gjërat ecin shpejt. Sot jemi këtu, nesër diku tjetër”, tha Lloris.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit