Kampioni i botës operohet sërish në fytyrë pas aksidentit me biçikletë

18 Janar 2022
9:14
Telesport
back button

Piloti spanjoll Fernando Alonso, 2 herë kampion bote në Formula 1, ka kryer gjatë javës së kaluar një tjetër operacion në fytyrë, i dyti për të brenda një viti, pas aksidentit të pësuar me biçikletë.

Sipas Alpine, skuadra me të cilën garon Alonso, operacioni ka qenë i suksesshëm. Nga fytryra e pilotit janë hequr disa pjesë prej titani, të vendosura një vit më parë, kur kreu operacionin e parë.

Pas operacionit ka folur edhe vetë Alonso: “Nëse makina do të jetë kompetitive, atëherë edhe unë do të jem në 100% të formës time dhe do të duelojmë për fitore. Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të kemi një makinë të shpejtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit