Kampioni i botës: Pas dështimit me Ducati mendova tërheqjen nga sporti

12 Dhjetor 2018
19:14
Telesport
back button

Kur mori vesh që motori Ducati nuk do t’i rinovonte kontratën, mendoi që të tërhiqej nga sporti i motoriklizmit. Kështu ka rrëfyer sot piloti spanjoll Jorge Lorenzo, ish-kampion bote në Moto GP me Yamaha, që tha se ka menduar largimin nga sporti këtë sezon, pas dështimeve të njëpasnjëshme me motorin italian (garoi 2 vite me Ducati, arriti vetëm 3 fitore). “Ishte një periudhë e vështirë, isha në depresion”, thotë Lorenzo, që vitin tjetër do të garojë me motorin Honda.

Shihja tërheqjen nga sporti si mundësinë e vetme dhe isha i dërrmuar moralisht. Kur një sportist mendon tërheqjen mendon edhe për një jetë më të qetë, pa stres dhe tensionin e garës. Por kur pashë këtë mundësi që më ofroi Honda u gëzova, ishte një zgjidhje e mirë për mua. Pas një viti e gjysmë pa fitore të Ducati isha i dëshpëruar, por tani e shoh me optimizëm të ardhmen. Marquez e kam mundur më parë, mund ta mposht edhe tani”, tha Lorenzo.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit