Kampioni i botës rikthehet në palestër 6 javë pas operacionit

16 Shtator 2020
11:42
Gentian Spiri

Lajme të mira për Marc Marquez, kampionin e botës në Moto GP. 6 javë nga opercioni në shpatull, piloti spanjoll i është rikthyer stërvitjes. Ky sezon ka qenë i vështirë për Marquez, i rrëzuar që në garën e parë sezonale dhe më pas nuk ka marrë pjesë më në asnjë garë.

Pas operacionit të kryer pas rrëzimit në garën e parë, ai tentoi të rikthehej në pistë në garën e dytë, por vetëm sa përkeqësoi situatën dhe u operua sërish. Por gjithë kjo situatë e ndërlikuar duket se po shkon drejt fundit për pilotin e Honda.

Në një positm në rrjetet sociale, Marquez konfirmon se ka nisur përgatitjen atletike: “Kur kanë kaluar 6 javë nga operacioni, nisa seancën e parë stërvitore. 30 minuta vrap”, thotë Marquez, që synon të rikthehet në pistë në garat e fundit sezonale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit