Kampioni i botës tallet me shqiptarin e Arsenalit: Është mbreti i gabimeve!

4 Mars 2019
12:13
Alfred Lleshi
back button

Ish-mesfushori i Arsenalit, Emmanuel Petit, ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e Shkodran Mustafit në derbin e Londrës Veriore, gjatë fundjavës, duke e etiketuar atë si "mbretin e gabimeve".

“Topçinjtë” barazuan 1-1 kundër Tottenham, pasi Aaron Ramsey hapi rezultatin në minutën e 16-të. Harry Kane iu dha mundësia për të barazuar nga pika e penaltisë, në pjesën e dytë, pas një ndërhyrje të gabuar të Mustafit në zonë.

Mbrojtësit shqiptar iu dha një rol startues në të djathtë kundër “Spurs”, por Petit ishte mes atyre, që e kritikuan aktivizimin e tij. "Unë mbeta i befasuar, kur e pashë Mustafin në formacion për atë ndeshje, sepse është mbreti i gabimeve, – tha Petit për “RMC Sport”. 

– Edhe pse nuk duhet të jepej penallti, për shkak se nuk kishte ndërhyrje të gabuar, përsëri Mustafi u bë sebepi për këtë. Emery e drejton mirë anijen, por ka disa gjëra në stilin e tij të menaxhimit, që më shqetësojnë. Megjithatë, shpresoj të jem i gabuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit