Kampioni i NBA-së paguan shumë e çmendur të gjobave të marra si pasojë e gabimeve personale

23 Qershor 2022
10:07
Gentian Spiri

Pak ditë më parë, basketbollisti Draymond Green fitoi titullin e katërt kampion në NBA me skuadrën e Golden State, fanellën e të cilit e ka veshur nga viti 2012 e deri më sot. Një lojtar agresiv, që njihet për temperamentin e tij dhe që shpesh kërkon kontaktin fizik.

Edhe në këto finale play off, ku Warriors fituan 4-2 me ndeshje ndaj Boston Celtics, basketbollisti 32-vjeçar ka synuar të bëjë të njëjtën gjë. Gjithsesi, shpesh rivalët e evitonin, duke mos rënë pre e provokimeve të tij.

Ajo që bie në sy është se këtë sezon, falë kësaj sjelljeje, Green është gjobitur shumë herë nga NBA. Sipas mediave amerikane, shumba në total e gjobave që lojtari ka paguar këtë sezon për gjestet e tij antisportive kap shifrën e 994,124 dollarëve.

Pra, gati 1 milionë dollarë. “Nuk e dija që kisha shpenzuar kaq shumë për gabimet e mia. Gjithsesi, kam arkëtuar 130 milionë nga kontrata ime, ndaj kjo shumë është e pranueshme. Rëndësi ka titulli”, tha Green.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit