Kampioni i NBA-së rikthehet në fushë pas 15 muajsh, Miami rinovon kontratën me yllin e saj

4 Tetor 2022
11:32
Telesport
back button

Lajme të mira për skuadrën e Clippers. Basketbollisti Kawhi Leonard, dy tituj kampionë në NBA dhe dy herë MVP i finaleve, është rikthyer në fushë pas 15 muajsh. Ai u dëmtua më 14 qershor 2021 dhe vjet nuk u aktivizua, ndaj për kalifornianët ky rikthim është si një përforcim i rëndësishëm.

Ylli i Clippers luajti për herë të parë në miqësoren që skuadra e tij fitoi 102-97 ndaj Portland, duke realizuar 11 pikë e 4 rebound. “Ishte diçka e mrekullueshme. Ishte një test i mirë i një pune që kam bërë muajt e fundit. Më mungonte kjo atmosferë, skuadra, gjithçka. Një përvojë fantastike”, tha Leonard, që luajti 16 minuta.

Ndërkohë, një javë nga fillimi i sezonit të ri (2022-2023), ekipi i Miami Heat ka rinovuar kontratën me yllin e saj Tyler Herro. Një marrëveshje e re për 4 vitet e ardhshme, nga e cila basketbollisti do të përfitojë 130 milionë dollarë. Nga kontrata e mëparshme ai përfitonte 17 milionë dollarë për 4 vite, ndërsa tani shuma është 10-fishuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit