Kampioni në fuqi për meshkuj dhe numri 1 për femra heqin dorë nga US Open

10 Gusht 2020
9:34
Telesport
back button

Kampioni në fuqi i US Open, tenisti spanjoll Rafael Nadal, numri 2 në botë për meshkuj, nuk do të marrë pjesë në grand slam që nis më 31 korrik, në Nju Jork. Po ashtu është tërhequr edhe numri 1 në botë për femra, tenistja australiane Ashleigh Barty, e cila ka vendosur të mos udhëtojë.

Nga turneu nju-jorkez kanë hequr dorë edhe mjaft tenistë “big”, si Elina Svitolina, Kiki Bertens, Svetlana Kuznetsova e Nick Kyrgios. Të gjithë janë shprehur se kanë frikë nga pandemia e Covid-19 dhe kanë vendosur të mos udhëtojnë në Amerikë. Ndërkohë që ditët në vijim priten të tjera tërheqje nga grand slam i US Open.

Pas një rekflektimi të gjatë vendosa të mos marr pjesë në US Open këtë vit. Situata në botë është ende e ndërlikuar prej koronavirus, rastet po shtohen, ndaj vendosa të mos udhëtoj. Pas 4 muajsh pa ndeshje ky kalendar i ngjeshur me turne është i rrezikshëm dhe i vështirë. Kam respekt për organizatorët, ndaj më vjen keq që po heq dorë”, tha Nadal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit