Kampioni olimpik pozitiv me koronavirus, karantinohet 5 ditë para garave

10 Gusht 2020
10:44
Telesport
back button

Atleti kenian Conseslus Kipruto, kampioni olimpik në fuqi i garës së 3000 metrave me pengesa (medalje ari në Rio 2016), ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Për pasojë, ai do të mungojë në edicionin 2020 të Diamond League (Ligës së Diamanatit), që nis më 14 gusht në Monaco.

Lajmin e pozitivitetit e konfirmoi vetë atleti 25-vjeçar, që është edhe dy herë kampion bote në këtë distancë (medalje ari në botërorin 2017 dhe 2019). Kipruto, që ka si kohën më të mirë 8’02”, u shpreh se është në formë të mirë, ndaj ndjen keqardhje që do të mungojë në këtë event.

Objektivi i Kipruto këtë sezon ishte rekordi botëror i kësaj distance, 7’53”, por ky synim është shtyrë për momentin. “Për fat të keq kam dalë pozitiv me Covid-19 dhe nuk mund të jem pjesëmarrës në Diamond League. Nuk kam asnjë simptomë dhe jam në formë të mirë fizike”, tha Kipruto, që ka nisur karantinën.

View this post on Instagram

Our World is going through a challenging period and we all have to take our responsibilities. Unfortunately my covid-19 test, as part of the Monaco-protocol, came back positive and therefore I can’t be part of the Monaco Diamond League on August 14th. I don’t have any symptoms and I was actually in great shape. I was planning to go for the WR: it has stayed too long outside Kenya. As the World & Olympic Champion I feel strongly its something I should go for as well. Wish to thank Monaco for all the work they have done and I wish them and my colleagues a wonderful competition. Athletics is back and I will be back as well. Anyone willing to organise a steeple once I can be cleared? @diamondleaguemonaco #nike #quarantine #WR #Kenya

A post shared by conseslus kipruto Athlete🥇🥇🥈🥈 (@consesluskip) on

Lajme të tjera

Lajmet e fundit