Kampioni shqiptar i çiklizmit tërhiqet nga sporti në moshën 29-vjeçare

4 Shtator 2019
19:44
Telesport
back button

Çiklisti Eugert Zhupa, kampion i Shqipërisë, ka vendosur të tërhiqet nga sporti edhe pse vetëm 29 vjeç. “Vjen ai moment kur nuk ëndërron më dhe hap sytë për të jetuar realitetin”, shkruan Zhupa në faqen e tiij zyrtare “Instagram”.

Më vjen keq, me gjithë zemër, t’i them mjaft sportit që kam dashur më shumë në këtë botë dhe që ka qenë pjesë e zemrës time. Jeta të vendos përballë zgjedhjeve dhe në një farë mënyrë duhet të vazhdosh përpara”, shkruan më tej Eugert Zhupa, pjesëmarrës 4 herë në Xhiron e Italisë.

Tani do të përball fatin tim me buzëqeshje dhe mbi të gjitha pa keqardhje, pasi gjithnjë kam vendosur shpirtin sa herë që pedaloja. Falënderoj të gjithë personat që më kanë mbështetur në këto vite dhe që janë pranë meje në jetën e re”, thotë Zhupa, profesionist që prej vitit 2015.

Ai është çiklisti i vetëm shqiptar që ka marrë pjesë në një turne të madh të biçikletës siç është Xhiro e Italisë (dy turnetë e tjerë janë Turi i Francës dhe Vuelta e Spanjës). Zhupa ka përfaqësuar ngjyrat kuqezi në mjaft turne, duke fituar edhe Turin Çiklistik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit