Kampionia e botës aksident në stërvitje, në koma farmakologjike pas operacionit në kokë

27 Dhjetor 2021
12:21
Gentian Spiri

Kampionia e trefishtë e botës në garat e pistës, çiklistja holandeze Amy Pieters, ka hyrë në koma farmakologjike pas një aksidenti që ka pësuar në Spanjë, teksa ishte duke u stërvitur me kombëtaren e vendit të saj, në zonën e Calpe.

Pieters ishte duke u stërvitur bashkë me shoqen e saj Kirsten Wild dhe pas rrëzimit ka humbur ndjenjat, ndaj u dërgua me urgjencë në spitalin e Alicante, ku u operua për dëmtime të rënda në kokë. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Lajmin e konfirmoi skuadra e saj, Team SD Worx: “Amy Piters do të qëndrojë në koma farmakologjike për disa ditë. Mjekët do ta zgjojnë pas disa ditësh për të vlerësuar dëmet në kokë. Bashkë me çiklisten është edhe familja e saj”.

Për momentin nuk mund të bëhen analiza të tjera për shkak të aksidentit dhe kërkojmë respektimin e privatësisë”, thuhet në komunikatë. Amy Pieters është një nga ikonat e sportit të biçikletës për femra.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit