Kampionia e botës dëmtohet, anullohet sfida e titullit në UFC-251

4 Prill 2020
13:11
Telesport
back button

Kampionia e botës në peshën “flyweight” (pesha 53-57kg) në artet marciale mikse Valentina Shevchenko (19 fitore e 3 humbje në UFC) është dëmtuar. Për pasojë, ajo nuk do të duelojë në eventin UFC-251, ku do të mbronte titullin ndaj Joanne Calderwood.

UFC ende nuk e ka konfirmuar këtë lajm, por ajo që ka folur për mediat është rivalja e saj, që tha se kjo përballje me Shevchenko është anulluar. “Dueli nuk do të zhvillohet. Jo për shkak të coronavirus, por se Valentina ka një dëmtim”, tha Calderwood.

Ndoshta nuk jam unë ajo që duhet ta them këtë lajm, por e sigurt është që dueli nuk do të zhvillohet më 6 qershor. Nuk e di se çfarë ka ndodhur dhe çfarë do të ndodhë”, tha Calderwood, 14 fitore e 4 humbje në UFC.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit