Kampionia italiane zhdramatizon situatën, noton… në shtrat (video)

23 Mars 2020
14:14
Alfred Lleshi
back button

Federica Pellegrini garon me shaka në shtrat, duke ëndërruar të marrë pjesë në Olimpiadë. Përballë pasigurisë se kur do të zhvillohen Lojërat Olimpike në Tokio dhe kur është ndalur pothuajse i gjithë sporti botëror, kampionia e notit mundohet të rrëmbejë një buzëqeshje nga ne, duke postuar në Instagram një video, ku shihet se si ngrihet jerm nga shtrati, del nga jorgani me rrobat e banjës dhe, pas një nxehje fare të shkurtër, vijon ëndrrën e lënë në mes: zhytet për të simuluar një garë në pishinë! “Besim, Besim, zgjohuni, ata e dhanë njoftimin, – shkruan Pellegrini. – Le të luajmë pak…”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit