Kamza e nis mbarë, 34 minuta “show” në miqësore

10 Janar 2019
16:14
back button

Kamza e ka nisur vitin e ri me ndryshime në skuadër dhe pak nga pak trajneri Ernest Gjoka po e kompleton ekipin, për të synuar arritjen e mbijetesës, mision mjaft i ndërlikuar.

Sot Kamza luajti miqësoren e parë për këtë vit, teksa është ndeshur me Burrelin, në një miqësore që ka shërbyer për të parë në veprim edhe përforcimet e ekipeve përkatëse.

Pjesa e parë zgjati 50 minuta dhe trajneri Ernest Gjoka hodhi në fushë formacionin që e konsideron si më të mundshmin për të qenë titullar në vijim.

Përfundoi 3-0 për Kamzën, me gola të shënuar nga Martinena, Fukui e Plaku, në harkun e 34 minutave. Lajm i mirë është fakti që shënuan gjithë lojtarët e ofensivës, pasi Kamza ka nevojë pikërisht që këta lojtarë të zhbllokohen.

U paraqit mirë mbrojtësi Arbër Shala, i ardhur ditët e fundit në Shqipëri, ndërsa debutoi edhe sulmuesi meksikan Izazola, i cili duhet të punojë shumë në aspektin fizik, sepse ka kohë pa luajtur futboll.

MIQËSORE

KAMZA – BURRELI            3-0

Shënues: Martinena 9’, Fukui 24’,  Plaku 34’

Lajme të tjera

Lajmet e fundit