Kamza gjen trajnerin e ri, plaçkit në Kategorinë e Parë

18 Shkurt 2019
18:46
Eraldo Harlicaj
back button

Kamza ka gjetur trajnerin e ri, pasi ka emëruar në krye të stolit Gentian Stojkun. Largimi i Ernest Gjokës pas humbjes kundër Kastriotit me rezultatin 0-1 solli tërmet në kampin e klubit të presidentit Naim Qarri. Ky i fundit duket i dorëzuar tashmë, ndërsa ka zgjedhur një emër të ri për stolin. 

Stojku do të lërë ekipin e Erzenit për të marrë drejtimin e skuadrës së Kamzës. Tekniku 44-vjeçar ka bërë mjaft mirë nën drejtimin e shijakasve, pasi ka luftuar kundër Vllaznisë në grupin A. Momentalisht, skuadra e Erzenit ndodhet në vendin e 2 me 10 pikë larg shkodranëve. 

Misioni i Kamzës është shumë i vështirë për Stojkun, pasi merr një ekip me shumë probleme financiare dhe me vështirësi për t'u motivuar. Tekniku do të promovohet në Superiore për herë të parë. Ai nuk ka punuar asnjëherë më parë nën drejtimin e një skuadre të futbollit elitar, pasi më herët ka drejtuar Sopotin, Pogradecin dhe Tomorin. Mbetet për t'u parë nëse Stojku do të bëjë mirë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit